Pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, është arrestuar një qytetar i komunitetit rom.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Istog, në ora 23 e 30.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. / Telegrafi/