Site icon Telegrafi

Arrestohet një qytetar para stacionit policor në Pejë, gjysmë i zhveshur hipte mbi automjete

Një i ri është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Pejë, pasi kishte shqetësuar qytetarët, duke u ngjitur mbi automjetet e tyre gjysmë i zhveshur.

I dyshuari këto veprime i kishte bërë në afërsi të stacionit policor në Pejë, ku edhe intervenimi i policisë ka qenë i shpejt.

Sipas informacioneve janë dashur vetëm disa minuta që ai të lokalizohet dhe të prangoset.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani për Radio 1.

“E kemi arrestuar. Nuk i dimë arsyet dhe shkaqet që e kanë çuar në këso veprime personin e dyshimtë. Tani merret në pyetje dhe procedura vazhdon. Qytetarët janë shqetësuar por ne kemi vepruar shpejt”, ka thënë Elshani.

Exit mobile version