Policia turke ka arrestuar një të punësuar në konsullatën e SHBA-ve në Stamboll për shkak të lidhjeve me ish-imamin Fetullah Gulen.
Qeveria turke fajëson Gulenin si organizator të tentim të grusht shtetit ushtarak, vitin e kaluar.
Shtetasi turk i identifikuar si M.T është arrestuar mbrëmë për shkak siç thuhet spiunimit dhe tentimit të “shkatërrojë” rendin kushtetues në Turqi.
Ai dyshohet edhe për lidhje me ish-prokurorin dhe katër shefat e Policisë që kanë udhëhequr hetimet për korrupsion në vitin 2013.
Zyrtarët e akuzojnë Gulenin se qëndron prapa hetimit për korrupsion në mënyrë që të luftojë Qeverinë.
Ambasada amerikane në Turqi bën të ditur se do të deklarohet për këtë arrestim.