Policia e Kosovës ka arrestuar një punëtor të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimet për keqpërdorim detyre.
Sipas një komunikate për media të Policisë së Kosovës, punëtori në fjalë ka marrë 50 euro për të lënë një udhëtojë të kalojë me bagazhin me 5 kg më tepër.
“Më datë 10.10.2021, një person i dyshuar mashkull/kosovar, gjatë kryerjes se detyrave në Aeroportin e Prishtinës, si shërbyes i Udhëtarëve (PHS, Check-ing), ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat dhe nuk i ka përmbushë detyrat zyrtare me qellim te përfitimit personal. I dyshuari (punëtor i Aeroportit) kishte pranuar 50 euro nga ankuesi i cili kishte tejkaluar kilogramët e lejuar në bagazhin e tij (rreth pesë kg me tepër). I dyshuari në këtë rast pranon 50 euro në këmbim për ta lejuar personin që të vazhdoje tutje pa përfillur procedurat tjera për pagës për kilogramët e tepërt në bagazh”, thueht në komunikatë.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet procedurë penale dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje, përderisa rasti dorëzohet në njësinë e krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës për veprime të mëtejme.