Telegrafi

Arrestohet një person për vjedhje të derivateve të naftës në Han të Elezit

Policia e Kosovës njofton se në Han të Elezit është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që dyshohet se i njëjti ia ka vjedhur ankuesit një sasi prej rreth 200 litra derivate të naftës.

Sipas raportit policor nga i dyshuari është konfiskuar vetura dhe derivatet të cilat dyshohet se i ka vjedhur. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit dërgohet në mbajtje./Telegrafi/