Telegrafi

Arrestohet një person për vjedhje në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Sot (diel), në orën 15:10 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një qendër tregtare në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një rast në proces i vjedhjes.

Në lidhje me këtë policët e rendit dhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin me inicialet E.D (M/K) i moshës 24 vjeçar,  i cili kishte vjedhur disa gjëra brenda qendrës tregtare dhe në tentim për t’i ikur personelit të sigurimit, pak metra më larg qendrës tregtare, ndalohet dhe arrestohet nga policia.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Vjedhje”.