Telegrafi

Arrestohet një person për sulm seksual në Shtërpcë

Foto: Ilustrim

Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, të enjten rreth orës 13:50 ka pranuar një informacion se në fshatin Gotovushë të Shtërpcës kishte ndodhur një rast i sulmit seksual.

Në lidhje me këtë, policia e rendit fillimisht, ka marr veprimet e nevojshme dhe ka identifikuar personin e dyshuar A.H ( M/K) i moshës 50 vjeçar dhe vendndodhjen e tij, e më pas e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve.

I njëjti, dyshohet se të njëjtën ditë rreth orës 09:00 në fshatin Gotovushë kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marr viktimën J.V ( F/K) e moshës 25 vjeçare, të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht.

Pas intervistimit të hetuesve rajonal, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Sulm seksual”. /Telegrafi/