Telegrafi

Sulmoi 18 vjeçaren, arrestohet ferizajasi

Foto: Ilustrim

Një person i moshës 22 vjeçar dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar një person tjetër, 18 vjeçar.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, stacioni Ferizaj ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:50 në rrugën “Zenel Hajdini”, në Ferizaj.

“Me datën 09.01.2023 në ora 13:50, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ’Zenel Hajdini’ në Ferizaj është një rast i sulmit.

Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe kanë arrestuar personin N.K ( M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar personin F.A ( F/K) e moshës 18 vjeçar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/