Telegrafi

Arrestohet një person për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal  

Foto: Arkiv

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit, ka arrestuar sot një person të dyshuar me inicialet M.L.

Prokuroria Speciale njofton se M.L dyshohet për veprat penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialëve plasëse” nga neni 364 dhe “Mbajtja në pronësi, kontrolle, ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Në cilësinë e provave dhe dëshmive materiale janë sekuestruar: një pushkë automatike, 12 fishekë AK-47, 205 fishekë të armës së gjatë, një karikator i armës AK-47, një kondakt – druri dhe një telefon si dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, i dyshuari ndalohet në ndalim policor, në kohëzgjatje prej 48 orëve. /Telegrafi/