Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale për organizimin e skemave piramidale.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30, në Klinë.
Sipas raportit të policisë, njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokale kanë gjetur dhe konfiskuar disa shtëpiza kompjuteri.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/