Site icon Telegrafi

Arrestohet një person për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm në Skenderaj

Foto: Arkiv

Një i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”, në orët e mbrëmjes së të enjtes, në Skenderaj.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se në lokalin e të  dyshuarit zhvillohej  veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë aparate të lojërave, dy televizorë, dhe dëshmi tjera relevante”, thuhet në njoftim.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit  të rastit,  të dyshuarit  i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërkaq, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale  ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version