Site icon Telegrafi

​Arrestohet zyrtari i një ministrie për marrje ryshfeti nga bizneset aplikuese për subvencione

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në flagrancë një person në Prishtinë për ryshfet për subvencione.

Personi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një ministrie, emri i së cilës po ashtu nuk është bërë i ditur, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës kishte vënë në pranga dhjetëra zyrtarë gjatë vitit të kaluar në aksionin që ka të bëjë me subvencionet në fushën e bujqësisë.

Edhe arrestimet e datës 24 dhe 25 shkurt të vitit të kaluar ishin bërë po ashtu nën dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve, marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare./Telegrafi/

Exit mobile version