Një person me inicialet B.Sh është arrestuar të hënën nën dyshimin për kontrabandë me migrantë në Fushë Kosovë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Arrestohet i dënuari për kontrabandim me migrantë. Dje nga njësite të stacionit policor të Fushë Kosovës, është realizuar një urdhëresë e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Personi, B.Sh, mashkull, 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga gjykata për veprën kontrabandim me migrantë, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/