Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person të dyshuar për lëshim të çeçeve pa mbulesë dhe keqpërdorimin e kartelave bankare.
Sipas policisë së Kosovës, njësit e Hetimeve të Krimeve Kibernetike pas hetimeve intensive kanë arrestuar edhe një person të dyshuar mashkull K-Shqiptar.
Në raportin policor thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Telegrafi/