Telegrafi

Arrestohet një person për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale keqpërdorim i fëmijëve në pronografi.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili përmes rrjetit social ka abuzuar me një fëmijë si dhe ka shantazhuar se do t’i publikojë përmbajtjet e papërshtatshme”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.