Telegrafi

Arrestohet një person për kanosje me sëpatë në Kaçanik

Policia e Kosovës ka arrestuar në Kaçanik personin SH.D. (33), i cili pas një mosmarrëveshje me dy persona tjerë A.D. (21) dhe XH.H. (27), këta të fundit i kishte kanosur me një sëpatë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:50 në rrugën “Ismail Qemajli” në Kaçanik.

Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor në Kaçanik .

Pasi është intervistuar, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.