Një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka kanosur me jetë një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:55 në rrugën “Tahir Zajmi”, Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/