Site icon Telegrafi

​Arrestohet një person për fajde në Gjakovë

Një person është arrestuar në Gjakovë për veprën penale “fajde”. I dyshuari i ka dhënë fajde një femërë, ndërsa gjatë bastisjes i janë konfiskuar si dëshmi tri fletore si dhe 2264 litra alkool pa prejardhje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti i ka dhënë me fajde para viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari janë sekuestruar tri fletore me shënime që dyshohet se janë përdorur për veprën penale ‘fajde’. Në garazhin e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar 2264 litra alkool pa prejardhje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version