Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprën tentim vrasje.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Qemail Stafa” në Prishtinë më 03.12.2016, ku me armë zjarri ishte plagosur viktima: A. L, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.
“B. B, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore. Po i njëjti person po kërkohej nga policia që nga muaji shtator (2016), për një rast tjetër të tentim vrasjes, të ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë”, raportohet në komunikatë. /Telegrafi/