Site icon Telegrafi

Arrestohet një person për dhunim në Gjilan, viktima raportohej e zhdukur për dy ditë

Foto: Ilustrim

Një femër e cila ishte raportuar e zhdukur është kthyer të premten në shtëpi dhe sipas saj ajo e kishte kaluar natën me një person tjetër pa dëshirën e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, zhdukja e viktimës kishte ndodhur më datë 05.05.2021, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërkaq i dyshuari e ka pohuar veprën në fjalë.

“Person i zhdukur-dhunim. Me 07.05.2021 lidhur me rastin viktima e rastit femër kosovare është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte kaluar natën me një mashkull  kosovar. Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili ka pohuar veprën në fjalë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version