Telegrafi

Arrestohet një person pasi që rrënon objektin pa vendim gjykate

Foto: Ilustrim

Policia në Pejë ka arrestuar i dyshuari , pasi që duke mos e pritur vendimin e Gjykatës për një pronë –objekt, e kishte rrënuar pa dijeninë e viktimës, i cili objektin e kishte shfrytëzuar për një kohë të gjatë dhe me këtë rast i kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas raportit policor pas intervistimit, prokurori kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Telegrafi/