Një burrë është arrestuar pasi me veturë u përplas në portat e godinës së kryeministrit britanik, Rishi Sunak në Londër.
Policia Metropolitane njoftoi ai ishte arrestuar nga oficerë të armatosur nën dyshimin për dëmtim të qëllimshëm dhe drejtim të rrezikshëm.
Nuk ka raportime për të lënduar dhe hetimet janë duke vazhduar, raporton bbc.
Just in : A car has rammed into the gates of 10 Downing street, the official residence of British PM.#RishiSunak #London #10DowningStreet pic.twitter.com/aZyEFnSNgn
— Amitabh Chaudhary (@MithilaWaala) May 25, 2023
Dëshmitarët panë një burrë duke u arrestuar nga policia. Pamjet e veturës tregojnë se ajo ishte afër hyrjes kryesore të Downing Street, shtëpia e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe familjes së tij.
Vetura dukej se po ngadalësohej përpara se të godasë portat, të cilat janë të mbrojtura gjatë gjithë kohës nga policë të armatosur dhe të paarmatosur.
Kryeministri ishte në Downing Street në momentin e përplasjes, por që atëherë është larguar për një vizitë të planifikuar. Në zonë ka prezencë të konsiderueshme policie.
Incidenti ndodhi pasi shumë nëpunës civilë në departamentet qeveritare po largoheshin nga zyrat e tyre. /Telegrafi/
Armoured cars seen leaving back of Number 10 moments ago after car crashes into Downing Street gate. pic.twitter.com/EAKVu0xwoQ
— George Grylls (@georgegrylls) May 25, 2023