Site icon Telegrafi

Arrestohet një person nga Shkupi, e kërcënoi Zaevin përmes “Facebook-ut”

Sektori për krim kompjuterik do të dorëzojë kallëzim penal kundër M.S (49) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës “rrezikim të sigurisë”.

I dyshuari sipas MPB, përmes rrjetit social “Facebook” e ka kërcënuar kryeministrin e vendit Zoran Zaev.

“Dje pas marrjes së informacioneve për kërcënime serioze për jetë, ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Sektori për krim kompjuterik pas urdhërit gjyqësor ka kryer kontroll në shtëpinë e M.S, tek i cili janë gjetur dhe konfirskuar mjete në lidhje me veprën penale, ndërsa personi është arrestuar”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se për këtë rast është njoftuar edhe prokurori publik kujdestar./Telegrafi/

Exit mobile version