Një person nga Skënderaj është arrestuar nga Policia me dyshimin se ka dhunuar seksualisht një të mitur të po kësaj komune.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Policia e ka intervistuar një person nga zona e Skënderajt që dyshohet se ka pasë kontakt seksual me një të mitur.
Ai është në ndalim, ndërsa vajza duhet të shkojë për ekzaminime të mëtejshme”, ka thënë Zahiti.