Telegrafi

Arrestohet një person në Vushtrri, kanos gruan me armë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se e kishte kanosur me armë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:50 në rrugën “Salih Muzaqi”, në Vushtrri.

Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjete dhe konfiskuar një revole me tre fishek dhe dy gëzhoja.

Ndërkaq, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/