Një person është arrestuar pasi dyshohet se e kishte kanosur me armë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:50 në rrugën “Salih Muzaqi”, në Vushtrri.
Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjete dhe konfiskuar një revole me tre fishek dhe dy gëzhoja.
Ndërkaq, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/