Policia ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një vajze të mitur.
Rasti ka ndodhur me datë 16 maj, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer sulm seksual ndaj viktimës femër kosovare- e mitur”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/