Një person është arrestuar në Viti, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy viktimat meshkuj kosovar ka shtënë me armë zjarri.
Sipas policisë, i dyshuari dhe viktimat fillimisht ishin kacafytur mes veti, ku më pas i dyshuari ka shtënë me armë zjarri ,viktimat kanë arritur ti largojnë armen duke e hedhur në tokë .
Në vendin ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, ndërsa arma nuk është gjetur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/