Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti kishte raportuar rrejshëm se i janë grabitur 32 mijë euro.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e martë, rreth orës 14:55, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka raportuar – deklaruar rrejshëm se nga persona të panjohur i janë grabitur 32 000€. Gjatë hetimeve është vërtetuar dhe konstatuar se i dyshuari parat e raportuara i kishte dhënë një personi tjetër të cilit i kishte pasur borxh”, bëhet e ditur në njoftim.
Policia thotë se me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/