Policia e Kosovës njoftoi të enjten se ka arrestuar një person në Viti, pasi dyshohet për mashtrim me prona.
Sipas policisë, i arrestuari është 53-vjeçari me inicialet S.R.
I njëjti dyshohet se në vitin 2008 ua kishte shitur disa parcela një familjeje nga Vitia dhe ua kishte kaluar në emrin e tyre. Të njëjtat parcela dyshohet se në vitin 2021 ua kishte shitur një familjeje tjetër po ashtu nga Vitia.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale pas një pune mirë të organizuar operative kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin S.R. (1969) shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Gjilan i cili dyshohet se në vitin 2008 kishte shitur disa parcela një familje nga Vitia”.
“I dyshuari kishte arritur që të ua kalojë në emrin e tyre këto parcela kësaj familje. Në vitin 2021 i njëjti i dyshuar të njëjtat parcela ua kishte shitur një familje tjetër po nga Vitia”, thuhet në komunikatën për media.
Pas arrestimit, 53-vjeçari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Sipas policisë, janë gjetur prova të qëndrueshme se i dyshuari besohet të jetë i involvuar në mashtrim.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 ore për veprën penale “Mashtrim”. /Telegrafi/