Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se i njëjti, i maskuar ka hyrë në një barnatore dhe duke e kanosur viktimën femër kosovare i ka grabitur 140 euro para të gatshme.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Viti, në orën 19:33.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, i maskuar ka hyrë në një barnatore dhe duke e kanosur viktimën femër kosovare i ka grabitur 140 € para të gatshme”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/