Një incident në procesin e votimit është shënuar edhe në Tetovë. Rreth orës 15 e 50 minuta, në vendvotimin numër 1969, që ndodhet në hapësirat e Ndërmarrjes publike komunale të Tetovës, personi V.P, i lindur në vitin 1969, ka fotografuar fletëvotimin, njofton Alsat.
Rasti është vërejtur nga kryetari i vend votimit me ç’rast edhe është kërkuar intervenim i pjesëtarëve të Sektorit të punëve të brendshme.
Personi i lartë përmendur është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Pas incidentit në fjalë, votimi ka vazhduar normalisht dhe pa ndonjë pengesë.