Telegrafi

​Arrestohet një person në Skenderaj, pas mosmarrëveshjeve për prerjen e pyllit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet M.S. në Skenderaj për shkak se ka kryer veprën penale sulm.

Në një komunikatë për media të policisë thuhet se i dyshuari është fjalosur me personin M.K., pasi ky i fundit e kishte akuzuar se ia kishte prerë pyllin – pronë private e tij.

“Nga hetimet fillestare dhe deklarimi i viktimës  M. K., bëhet e ditur se deri sa viktima ndodhej në fshatin Runikë të Skenderajt, ishte takuar me të
dyshuarin me të cilin njiheshin edhe më parë, ku gjatë komunikimit kishte ardhur deri te fjalosja ndërmjet tyre si pretekst pasi viktima dyshonte se i dyshuari ia kishte dëmtuar (prerë) pyllin pronë private”, njofton Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në Runikë të Skenderajt, ndërkohë që policia ka intervistuar edhe një dëshmitar të rastit.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/