Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për sulm seksual në Shtime.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 14:15.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/