Policia e Kosovës sot në ora 06:00, në fshatin Shkabaj, kanë realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është arrestuar një person i dyshuar për veprën kanosje.
“Pjesë e operacionit të policisë ka qenë edhe kontrollimi i shtëpisë, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Personi i arrestuar është A. R, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të kanosjes, që në polici është raportuar me datën 16.03.2018.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e hetuesve policor të stacionit Qendra, personi i dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/