Telegrafi

Arrestohet një person në Rahovec, pasi shkaktoi aksident ku u lënduan pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rahovec, ku i dyshuari duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nuk kishte respektuar shenjat e trafikut dhe gjatë tejkalimit godet automjetin i cili ka qenë duke ardhur nga drejtimi i kundërt dhe si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe pesë (5) Pasagjerë.

Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e spitalit rajonal Gjakovë dhe pas tretmanit mjekësor tre prej tyre janë liruar, ndërsa katër(4) te lënduarit tjerë janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/