Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht familjarët e tij dhe zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 01:03, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i sëmurë mental, pasi që i njëjti pasi i ka sulmuar anëtarët e familjes gjatë intervenimit i ka sulmuar edhe zyrtarët policor me një shufër metali. Nga i njëjti është konfiskuar shufra e metaltë, një mjet mprehës (skallper)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/