Një person është arrestuar në Prizren, pasi që policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.
Sipas raportit të policisë thuhet se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, 5-karikatorë, 702 copë fishekë dhe një pistoletë me gas.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/