Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti kishte në veturë një femër të mitur që dyshohet se është ngacmuar seksualisht.
Rasti ka ndodhur ditën e diel rreth orës 13:30, transmeton Telegrafi.
“Prizren, 07.03.2021 – 13:30. Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar një veture të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuar mashkull kosovar dhe në veturë ishte viktima kosovare e mitur për të cilën dyshohet se ishte ngacmuar seksualisht”, thuhet në raport.
Policia bën të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/