Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, për shitje dhe posedim të substancave narkotike.
Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 15:00, transmeton Telegrafi.
“Njësiti i DHTN nga burimet informative kanë pranuar një informatë për shitje të narkotikëve nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër verbal të prokurorit dhe pëlqimit të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrolli i banesës së të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu, Policia ka treguar se cfarë ka gjetur gjatë kontrollit tek personi i dyshuar.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: 113.46 gr marihuanë e cila ishte e ndarë në qese plastike, një pako me rizlla, dy mulli për bluarje, një peshore digjitale, një fishek i cal, të pa njohur dhe një telefon”, bëhet e ditur në njoftim.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/