Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar me thikë vëllain e tij.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 12:40.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka therur me mjet të mprehtë- thikë, viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij. Viktima, për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore gjatë bastisjes në banesën e tyre, kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra dhe substanca të dyshuara narkotike marihuan”, njofton Policia.
Tutje, në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/