Një rast kanosje është raportuar brenda 24 orëve në rrugën “Kamer Loshi” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone kishte kanosur me armë dhe kishte sulmuar fizikisht vëllain dhe kunatën e tij.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/