Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar një polic.
Siç thuhet në njoftim, sulmi ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik, i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor, të cilët ishin në kryerje të detyrës. Nga i dyshuari është konfiskuar sprej dhe një thikë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia thekson se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/