Policia e Kosovës njofton se ka pranuar njoftimin nga dogana se në aeroport përmes postës kanë pranuar një pako me substancë narkotike.
Siç thuhet në njoftim, njësia policore i është përgjigjur rastit dhe pas hapjes së pakos nga zyrtarët doganorë ka rezultuar se në të gjendeshin 1782 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“Pas identifikimit të personit të dyshuar mashkull kosovar, në emër të cilit ka ardhur posta, i njëjti është arrestuar ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit janë gjetur edhe 117 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, disa pako për përgatitje të paketimit të narkotikëve një thikë etj.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/