Telegrafi

Arrestohet një person në Prishtinë, kanosi personin zyrtar

Një person është arrestuar pasi kishte kanosur zyrtarin policor, i cili kishte qenë jashtë detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:00 në Prishtinë.

Ndërkaq pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/