Site icon Telegrafi

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi seksualisht një femër

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të enjten në ora 14:20.

“I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën kosovare”, thuhet në raport.

Njësitet policore kanë trajtuar rastin, përderisa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version