Një person është arrestuar këtë të martë në Prishtinë, pasi dyshohet se është përfshirë në 15 raste të vjedhjeve.
Policia njofton se i dyshuari është G.B., 19-vjeçar.
Rastet thuhet se kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, ku janë vjedhur trotinet elektrik biçikletë, gjenerator, vegla pune etj.
“Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me 15 raste ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/