Shtetasi shqiptar me inicialet Q.H, i lindur në vitin 1971, gjatë procesit të kontrollit, në pasaportën e tij kishte lënë një kartëmonedhë (10 euro), dhe kur është pyetur nga zyrtari kufitar për kartëmonedhën, i njëjti ishte përgjigjur se i kishte lënë për kafe.
“Me këtë rast zyrtarët policorë kanë marrë masat e nevojshme, është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës si dhe kartëmonedha është konfiskuar si dëshmi materiale” thuhet në komunikatë të Policisë së Kosovës.
Pas përfundimit të procedurave personi i dyshuar, me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit, kurse malli së bashku me automjetin është kthyer prapa./Telegrafi/.