Telegrafi

Arrestohet një person në Pejë, po nxirrte zhavorr në lumin Lumbardhë

Një person është arrestuar në fshatin Gllaviqiq në Pejë, pasi që i njëjti është takuar nga Inspektorët Komunal duke zhvilluar punime rreth shfrytëzimit të zhavorrit në Lumin Lumbardhë dhe kishte asgjësuar shiritat e vendosur.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/