Prokurori i shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht drejtorinë për hetimin e Krimit të Organizuar dhe sektorin e hetimeve rajonale të Policisë së Pejës, pas veprimeve të caktuara hetimore, ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sipas tij, pas arrestimit, i dyshuari do intervistohet nga hetuesit policor, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë.
“Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale.
Ju bëjmë apel të gjitha viktimave të fajdeve që pa hezitim t’i raportojnë rastet tek Prokurori i shtetit apo Policia e Kosovës”, ka thënë Nikçi. /Telegrafi/